Vokshi në Kryevidh të Rrogozhinës: Shkolla e rrënuar, pasqyrë e dështimit të Ramës me arsimin

• Gjendje e mjeruar me shkollat pak kilometra larg regjisë së Edi Ramës. Albana Vokshi në Kryevidh të Rrogozhinës: Shkolla e rrënuar, pasqyrë e dështimit të Ramës me arsimin

DEKLARATË E PD, ALBANA VOKSHI

Kam ardhur sot në Kryevidh. Kam ardhur sepse regjia lëvizezë e Edi Ramës nuk kaloi sot këtej, sepse nuk donte të informonte publikun mbi gjendjen reale të të arsimt në Shqipëri.

Jam këtu pranë shkollës 9-vjeçare “Rreth Greth” në Kryevidh. Për shkak të kushteve të kësaj shkolle që edhe në mesjetë mund të mos gjendeshin ashtu siç jaën kushtet këtu gjysma e fëmijëve janë larguar për në fshatra të tjerë.
Do të doja që profesor Marku i cili ka qenë mësues në këtë shkollë të na tregojë dicka më shumë.

Ish-drejtori i shkollës: Unë jam prej shumë kohësh këtu. Kam punuar edhe si drejtor edhe si mësues por kjo ka ardhur drejt lënies në mëshirë të fatit, pa kushte, pa ambiente, pa banjo. Edhe ngrohja ka qenë e dobët, ndërkohë që nuk ka as bazë materiale, nuk ka kompjuter. Internet nuk bëhet fjalë.

Albana Vokshi: Në fakt shkolla si kjo janë fytyra e vërtetë e arsimit të Edi Ramës. Nuk është e vetmja shkollë. Janë edhe dhjetëra shkolla të tjera që gjenden në të njejtat kushte, në të njejtën situatë të mjeruar mesjetare. Ndaj dhe prindërit, një pjesë e mirë e tyre detyrohen që ti heqin fëmijët nga shkollat si kjo dhe ti dërgojnë me kilometra larg për tiu siguruar kushte pak më të mira fëmijëve të tyre, deri edhe 15 kilometra larg nga këtu. Është shkolla e parë shqipe në zonë dhe mendoni si e kanë lënë. Ndaj edhe Edi Rama nuk donte që ne të hynim brenda dhe ta shihnim.

I kërkuam leje edhe drejtorit të shkollës, e telefonuam por sigurisht me urdhër nga lart na refuzoi që të na jepte leje të shihnim ambientet e brendshme të shkollës, për të parë klasat, për të parë korridoret, për të parë sesi respektohet protokolli i sigurisë, për të parë tualetet. Për të parë të gjithë situatën reale. Gjithsesi ne kemi siguruar foto të ambienteve të brendshme.

Kjo shkollë është simboli i dështimit të Edi Ramës në arsimin publik. Janë 80-90% e shkollave në gjithë Shqipërinë që nuk kanë kushtet higjieno sanitare për të respektuar protokollin e sigurisë në kushte pandemie. Nuk kanë as ujë të rrjedhshëm.

Por përse është kjo gjendje?!

Kjo gjendje është sepse Edi Rama ka dështuar me buxhetin në arsim. Premtoi 5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto që do ti alokonte për arsimin. Jo vetëm që nuk është 5%, por në vitin 2019 buxheti për arsimin ka qenë 2.4%, pra më pak se gjysma e asaj që Edi Rama ka premtuar si buxhet për arsimin.

Në vitin 2020 është akoma më i ulët, është vetëm 2.3%.

Pse?!

Sepse Edi Rama mori fondet nga arsimi dhe i çoi për kontrata korruptive sekrete, gjoja për përballimin e pandemisë.
Kjo është arsyeja që shkolla si kjo që është shkolla e parë shqipe në zonën e Kryevidhit është në këto kushte, sepse ai nuk ka hedhur asnjë qindarkë për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj shkolle apo dhjetëra shkollave të tjera si kjo, por paratë ka vendosur ti japë për projekte korruptive.

36 milionë euro ka planifikuar Edi Rama për një projekt korruptiv, skandaloz të Teatrit Kombëtar me kulla.

Me 36 milionë euro a e dini ju se sa shkolla mund të ishin rindërtuar apo ndërtuar nga e para me standarde europiane, nëse i referohemi projektit të BE për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Me 700 mijë euro një shkollë, me infrastrukturë supermoderne, me standardet e Bashkimit Europian, me laboratore, me kabinete, me bazë materiale, pajisje për sportin dhe argëtimit, do të ishin ndërtuar jo vetëm kjo shkollë me kushte dhe standarde europiane por edhe 50 shkolla të tjera në të gjithë Shqiperinë.

Mendoni pak që vetëm për një projekt korruptiv, abuziv, vetëm prej babëzisë së Edi Ramës për të zhvatur shumë nga taksat e shqiptarëve, qindra mijëra fëmijëve shqiptarë por edhe mijëra mësuesve do tiu mungojnë 50 shkolla me standarde ndërkombëtare.
Edi Rama ka dështuar edhe në projektin e rindërtimit të shkollave.

Ju e dini në Rrogozhinë janë dëmtuar 4 shkolla. Vetëm njërën prej tyre po e rindërton, ajo që sot po e viziton. Për shkollat e tjera të dëmtuara nuk është vënë asnjë fond.
Pse?!

Sepse Edi Rama nuk e ka prioritet as arsimin, as shëndetin e mësuesve dhe nxënësve të cilët i përdor vetëm për propagadnë dhe për pushtetin e tij personal.

Por më 25 prill kjo gjë do të marrë fund. Më 25 prill ne do ti kthejmë shpresën qytetarëve shqiptarë sepse arsimi për Partinë Demokratikë është një ndër prioritetet kryesore. Ne do ndërtojmë, do rindërtojmë të gjitha shkollat në çdo cep të Shqipërisë, do sigurojmë që ato të kenë kushte modern, infrastrukturë me standarde europiane apo më të mirat ndërkombëtare, do të sigurojmë që çdo fëmijë në çdo cep të Shqipërisë të ketë mundësi të barabarta për arsimim cilësor.

Pra, më 25 prill ne do ti rikthejmë atë çka 7 vite kanë humbur shqiptarët. Ne do ta rikthejmë shpresën.

2 28

3 22

4 8