Tupërimi i Gjermanisë nga Spanja, mediat botërore shuplakë ish-kampionëve të botës: Poshtërim deri në kockë!

Humbja turpëruese e Gjermanisë përballë Spanjës, ka marrë vëmendjen e shtypit vendas dhe ndërkombëtar.

Mediat presigjoze në Europë kanë shpartalluar gjermanët me titujt e tyre kryesor, duke e cilësuar një humbje historike.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan, “Fatkeqësia e trajnerit, Jogi Löw. Ekipi ynë humb 6-0 ndaj Spanjës dhe eleminohet nga Liga e Kombeve. Humbja më e madhe që nga 24 maj 1931, ku humbi me shifrat 6-0 kundër Austrisë. Humbja e mbrëmshme është më e thella nga rezultatet e marra, që pas 14 vitesh kur Löw mori drejtimin e Gjermanisë”.

Die Welt do ta cilësonte Gjermaninë të turpëruar deri në kockë dhe se përgjegjës për këtë humbje të thellë bëjnë teknikun e tyre, Joachim Löw.

Gjermania është e turpëruar deri në kockë në Spanjë. Gjermania ofron një paraqitje të turpshme në Spanjë. Kombëtarja i dorëzohet fatit të saj që nga fillimi. Trajneri i kombëtares Joachim Löw do të duhet t’i përgjigjet shumë pyetjeve. Ekipi gjerman jep një paraqitje të turpshme në Ligën e Kombeve dhe humbet finalen e grupit. Definitivisht kjo është disfata më e madhe për ekipin gjerman që nga viti 1931″- shkruan Die Welt.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Spanja e Luis Enrique poshtëroi Löw me një rezultat që do mbahet mend gjatë. Spanja kalon grupin dhe i bashkohet Francës në gjysëmfinale.

Spanja shkatërrimtare, 6 gola kundër Gjermanisë! Red Fury është në Final Four. Në ndeshjen e fundit të grupit 4, Kombëtarja e Luis Enrique e poshtëroi Low: 6-0, me një hat-trick të Ferran Torres dhe gola nga Morata, Rodri dhe Oyarzabal. Spanjollët fitojnë grupin dhe bashkohen me Francën në gjysmëfinale. Ritmi, agresiviteti, teknika. Spanja e Luis Enrique dominoi Gjermaninë dhe fitoi me një fitore 6-0 që i lejoi ata të fitonin grupin 4 të Nations League dhe kështu kualifikohen në Final Four, të planifikuar për në Tetor 2021“.

Francezja “L’Equipe” shkruan “Çfarë Rrahje!”

Çfarë rrahje! Spanja poshtëron Gjermaninë!. Një fitore e merituar e Spanjës përballë një skuadre gjermane plotësisht fantazmë, që janë skualifikuar nga Liga e Kombeve veçanërisht falë hat-trick të Ferran Torres. Një disfatë skandaloze për Gjermaninë e cila mund t’i kushtojë Joachim Löw pozicionin e tij si menaxher”.