Të gjithë së bashku duhet të mbajmë qëndrim ndaj të keqes që ka pushtuar vendin

Deklaratë e Degës së PD Lushnje

Situate e renduar mbi te cilen eshte gjendur aktualisht populli shqiptar ne pergjithesi dhe banoret e bashkise Lushnje ne vecanti si nga pandemia po ashtu edhe nga varferia extreme kane krijuar nje alarm dhe kjo detyron Partine Demokratike dega Lushnje qe te denoncoje publikisht kete realitet fallco qe servir ne media kryeministri dhe qeveria e tij ne ikje.

Duke ndjekur me shqetesim zhvillimet me te fundit dy jane pikat ku duam te perqendrojme vemendjen e Partise Demokratike Lushnje ne kete dalje publike, Pandemia dhe arsimi!

Komiteti i Eksperteve ne dt 17 nendor 2020 mori nje vendim me nr protokolli 5139 mbi masat e reja qe duhen zbatuar nga qytetaret ne luften ndaj pandemise dhe frenimin e perhapjes se virusit covid – 19.

Nje nga pikat e udhezimit kthen ne detyrim ligjor ndalimin e grumbullimit te me shume se 10 personave ne nje ambjent!

Por me shkollat çfare po ndodh?

Mjaftojne vetem pak argumenta per te evidentuar te gjithe rrezikshmerine qe paraqet mbajtja hapur e ambjenteve shkollore, qofte per punonjesit apo per popullaten. Per te mbajtur hapur institucionet arsimore duhet ti kemi te chekuar te gjithe kutite e listes se formuar paraprakisht nga Komiteti i Eksperteve.

Se pari: Ne nje nga ambientet shkollore duhet te jene te pranishem jo me shume se 10 individe. A i kemi ne klasat me nje numer me pak se 10 nxenes? Shume e thjeshte per ti dhene pergjigje kesaj pyetje. Sigurisht qe jo. Ne ambientet tona qendrojne ne te njejtin vend per nje kohe me shume se 60 min nje numer individesh shume me shume se 10, dhe ketu flasim me shifra konkrete per deri ne 20 vete ne nje klase.

Se dyti: Ne nje ambient shkollor duhet te respektohet nje higjene maksimale. A respektohet kjo higjene? Perseri nje pergjigje negative, JO! Per te folur me kompetenca per higjenen duhet te sigurohemi qe ambientet shkollore te dezinfektohen perdite me mjetet dhe preparatet e duhura. Kjo gje ne shkollat tona ndodh vetem 1 (nje) here ne dy jave. Cdo femije ne shkolle duhet ti sigurohet nje KIT anti-Covid i nevojshem , duke mos dashur ta krahasojme Shqiperine tone me vendet e medha Europiane dhe duke patur synimin e vetem, te ruajme shendetin tone, atehere minimalisht ne kete KIT mjafton te perfshihet nje maske dhe nje antibacterial i thjeshte.

Se treti: Ambjentet shkollore duhet te jene te ajrosura. Natyrisht qe dyert dhe dritaret nuk kerkojne nje plan dhe fuqi jashte njerezore per tu mbajtur hapur, por mesuesit dhe njerezit sigurisht qe e kerkojne nje fuqi te tille per te qendruar te shendetshem dhe per ti bere balle temperaturave te uleta qe vete sezoni i dimrit na i siguron. Covid 19 eshte nje virus i cili prek me se shumti sistemin respirator tek njerezit, dhe per ironi te fatit dyert dhe dritaret hapur godasin pikerisht kete sistem, duke i siguruar Covidit nje terren pneumonie te parapergatitur, sikur mos te mjaftonte vete virulenca dhe rezistenca e ketij virusi.

Se katerti: Per te parandaluar hyrjen e personave te infektuar me Covid duhet qe ambjentet shkollore te pajisen me termometra specific. Ketu na shtrohen dy probleme. Se pari duhet te rikujtojme qe jo cdo person i cili paraqet nje temperature subfebrile eshte i infektuar me Covid, ndaj nje temperature e tille e paraqitur tek nje individ do te kete nje ekuivalence pothuaje te barabarte me nje test fals pozitiv. Problemi i dyte dhe me madhori eshte me i thjeshte se i pari. Termometrat me te cilat jane pajisur shkollat nuk jane fuksional. Dikujt mund ti vije per te qeshur, por akoma me qesharake na duket ne mesuesve situata cdo mengjes ne shkollat tone kur temperatura jone na del 34 grade, gati e barabarte me ate te nje reptili.

Se pesti: Tamponet. Kjo fjale e permendur me shpesh keto kohet e fundit, eshte bere pjese e jetes sone ne ditet e sotme. Ne protokollet e hartuara thuhet se per cdo person i cili rezulton pozitiv duuhet ti kryhen testet te gjithe te personave te tjere qe kane patur kontakt me te semurin. Nese e marrim fjaline per te mireqene atehere duhet te ishin testuar te gjithe mesuesit te te gjitha shkollave, pasi te infektuar rezultojne me shume se 50% e mesuesve, e pervec testimeve, masa me e drejte qe duhej ndermarre eshte mbyllja e shkollave. Kjo sigurisht qe nuk ndodh ne vendin tone, madje perkundrazi, qeveria vendos se zevendesimi i mesuesve te infektuar te behet me praktikante te palincensuar.

Se gjashti: Rregulli kryesor “Nuk lejohet grumbullimi” shkelet me te dyja kembet qe ne oret e para te mengjesit ku mesuesit per te shkuar ne punet e tyre te cilat mund te ndodhen ne nje largesi te konsiderueshme do te tejmbushin fugonat apo automjetet e tjera, duke ulur distancen prej 1 m qe ishte vendosur paraprakisht. Perse nuk ndalohet transporti i me shume se 10 personave me nje mjet?

Te gjitha rregullat nuk respektohen, kemi individe qe infektohen e te tjere qe humbasin jeten perdite. Kemi nxenes e prinder te shqetesuar per shendetin e tyre, e kemi mesues te frikesuar e me paranoje per cfare e nesermja i rezervon, e shkollat perseri mbeten te hapura.

Ne ditet e sotme, ku e gjitha bota ka ndaluar, ne luftojme ndaj te njejtes gje, me mullinjte e eres!

Duhet te besojme ne te ardhmen, e duhet te besojme me shume se kurre tek njeri tjetri.

Edukimi eshte shume i rendesishem, formimi i brezave te ardhshem po ashtu, por nese individi nuk gezon shendet te plote atehere te gjitha pikat e tjera bien poshte.

Keto argumenta qe permendem me siper por edhe per shume te tjera qe nuk jane pjese e kesaj deklarate por qe cdo dite rendojne sistemin arsimor qe nga higjena ne mjaft shkolla periferike, mungesa e ujit dhe kushteve minimale te mesimdhenies e deri tek cilesia e mesimdhenies qe po rendohet cdo dite nga keqmenaxhimi i situates, te mesuarit me turne si dhe mungesa e sigurise se jetes ne pune, si nje nga elementet me te rendesishem ne kryerjen e misionit me te rendesishem e fisnik te mesuesit, ate te pergatitjes dhe edukimit arsimor me nivel sa me te larte te brezave te rinj!

Ne qofte se duhet qe neser ta leme vendin ne duar te sigurta dhe te mos na vije turp kur te na gjykojne femijet tane per paaftesi dhe indiferentizem ne edukimin e tyre, per braktisje te vendit dhe largim te rinise pasi nuk ditem tu krijojme vende pune, shprese e siguri per te ardhmen, sot eshte koha te veprojme!

Te gjithe se bashku duhet te mbajme qendrim ndaj te keqes qe ka pushtuar vendin dhe qe po kontrollon cdo gje si ne ekonomi, politike, arsim, bujqesi e cdo sector te jetes se vendit duke shporrur me denoncime deri ne 25 prill dhe me vote ta largojme perfundimisht kete mafie ne pushtet qe quhet rilindje

Partia Demokratike dega Lushnje do te jete perkrah e ne ndihme te gjithe banoreve per tu ngjallur shprese dhe besim ne te ardhmen dhe krijimin e nje shoqerie me vlera te larta morale dhe shoqerore e me baza te forta ekonomike., per te ndertuar ketu dhe me pasurite e ketij vendi te ardhmen tone dhe te femijeve tane!

Ju faleminderit