Skandal/Qeveria fshehu 414 viktima nga virusi, shifra zyrtare nga morgu

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë se vdekjet Covid në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në bazë të një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike përmes një dokumenti të ardhur drejtpërdrejt nga morgu I Tiranës në Shqipëri ka patur vdekje më të larta nga Covid, në raport me çfarë janë raportuar.

Sioas dokumentave që Basha publikoi, nga Marsi deri në fund të Tetorit në spitalet Covid kanë humbur jetën 923 persona, ndërsa janë raportuar vetëm 509.

Gjithashtu vetëm në muajin nëntor, deri më tani janë raportuar 315 viktima, ndërsa janë raportuar 128.

“Kjo që keni përpara, ka ardhur nga një denoncim që është verifikuar me vdekjet e raportuara dhe vdekjet e ëvrtetuara në morgun e Tiranës. Vetëm në spitalet Covid, jo atyre që kanë vdekur në shtëpi. Ne disponojmë edhe emrat e viktimave”, tha Basha.

Kryetari i PD deklaroi se kjo çështje duhet hetuar nga prokuroria ndërsa pohoi se po bëhet politikë me vdekjen.

a 1

aaa