Si Manastirliu ra pre e mashtrimeve të Taulant Ballës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njeriu i parë që duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e shifrave të të vdekurve nga koronavirusi Covid-19, ka dy ditë që hesht në lidhje me këtë skandal.

Por është dashur fabrikimi i një lajmi, se gjoja një njeri i dehur ka sulmuar me gurë një qendër shëndetësore në zonën e elektorale të Taulantit që të zgjojë nga gjumi ministren Ogerta Manastirliu.

Në vend që dje të dilte dhe të mbante përgjegjësi për skandalin e madh, ajo heshti dhe nxorri zëvendësin e saj, një njeri që nuk ka bërë gjë në jetë, vetëm sa shan opozitën me shkrime në mediat e Ramës.

Manastirliu ra pre e mashtrimeve të Taulant Ballez i cili akuzoi kreun e opozites dhe kryetaren e LSi per thyerjen e xhammave me gurë të një qendre shëndetësore në zonën e Elbasanit.

Por çfarë ka ndodhur sot.

Çuditësisht ndodhi ajo që paralajmëroi zëvendësi i Manastirliut, gjoja dhunë ndaj bluzave të bardha. Dhe këtë dhunë sot e zbuloi Taulant Balla.

Ky shkoi në Fushë Mbret të Elbasanit dhe gjeti ca xhama të krisur në një qendër shëndetësore. Dhe aty më pas erdhi policia, e cila deklaroi se një i dehur kishte qëlluar me gurë.

E kjo ngjarje zgjoi sot Manastirliun e cila dënoi me ‘forcë’ këtë ngjarje që duket qartazi një inskenim thjeshtë për të hequr vëmendjen nga skandali i vërtetë dhe për ti dhënë edhe Edi Ramës sonte një arsye më shumë të shajë opozitën.

Por Policia e Elbasanit deklaroi se, ka zbuluar autorin e ngjarjes së ndodhur sot në këtë qytet, ku u sulmua me gur qendra shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ ku u thyen xhamat.

Sipas policisë është proceduar shtetasi A. B për shkatërrim prone, i cili është lënë më pas në gjendje hetim të lirë.

Deklarata e policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00, ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.