Shqipëria ngjitet në Ligën B, heroi i ndeshjes: I lumtur për formën dhe fitoren, jam me këmbë në tokë

Shqipëria ka triumfuar sot në “Air Albania” të Tiranës ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3:2, duke përfunduar kështu në pozitën e parë në Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Sokol Cikalleshi (20’, 27’ penallti) dhe Rey Manaj (44’) i realizuan golat për Shqipërinë, ndërsa Maksim Skavysh (35’) e Max Ebong (80’) për Bjellorusinë.

Me këtë fitore, Shqipëria është ngritur në Ligën B të Nations League.

Pas ndeshjes, për Super Sport ka folur njeriu i mbrëmjes, Sokol Cikalleshi.

“Si në pjesën e parë si në pjesën e dytë patëm disi pengesa e hasëm vështirës kur pësuam golat, por ia arritëm në fund, kjo ndeshje ishte vetëm për t’u fituar”.

“Për mua është më e thjesht për të arritur te zona e golit sot me Edi Rejën pasi jemi dy sulmues në sulm, por ka të bëjë edhe eksperienca. E njohim më mirë njëri tjetrin në Kombëtare, jemi në rrugën e mbarë, këto dy ndeshje ishin [për t’i fituar dhe i fituam”.

“Kam luajtur me shumë, me Sadikun e të tjerë në fushë, kohën e fundit më shumë kemi luajtur me Manajn, dhe po kuptohemi më mirë”.

“Jam në një moment të mirë dhe duhet të vazhdoj ta ruaj këtë, të qëndroj me këmbë në tokë dhe të vazhdoj të punoj. Futbolli është me ulje e ngritje, do të mundohem që kjo të jetë sa më e largët”.