Reagon Ambasadorja e SHBA: “Edhe 6 javë”…

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i ka reaguar sërish për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti.

Duke risjellë në vëmendje një postim të saj me 19 nëntor, pasi Presidenca dhe Parlamenti publikuan listat e tyre përkatëse të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim shkruan në tëitter se, “do të ishte mirë që Gjykata Kushtetuese të ngrihej deri në fund të këtij viti”.

Diplomatja amerikane kujton se kanë mbetur edhe 6 javë, ndaj kërkon nga Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë të vijojnë punën me urgjencë.

“Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin për drejtësi për qytetarët e Shqipërisë”.