Qesharake, ky është dënimi i parë që ka dhënë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në komuniktet Vilson Meminin, i akuzar për “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Memini u vu nën hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi ai tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja. Ky është vendimi i parë që GJKKO dënon një person të akuzuar për korrupsion.

Burime nga Gjykata e Posaçme bëjnë me dije për Fax News se ka edhe shumë raste të tjera të kësaj natyre që janë nënshqyrtim në këtë institucion, i cili u ngrit për të hetuar e gjykuar korrupsionin në nivele të larta.

Në fakt çdo vepër penale, sigurisht që meriton të dënohet, por për një publik si ky i yni, i cili është fryrë me muaj të tërë, për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, duket se një vendim i tillë i dhënë nga GJKKO lë shumë vend për zhgënjim.