Qesharake, kura anti-COVID minimumi 1 mijë euro për pacient, Rama kompenson deri 10 mijë lekë!

Qeveria tallet me pacientët e prekur nga virusi duke i kompensuar ata deri në 10 mijë lekë, ndërkohë që kura kushton të paktën 1 mijë euro.
Qeveria ka vendosur rimbursim të menjëhershëm për pacientët me COVID-19. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rimbursimi 100% i paketës bazë të trajtimit ambulator në banesë e ka koston vjetore 1.2 miliardë lekë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, terapia e mjekimit shkonë me kosto nga 1650 lekë të reja për formën e lehtë të COVID-19, deri në 100 dollarë ose 109 mijë lekë (të vjetra) per person për formën e mesme të sëmundjes. Po kështu nuk ka diferencë nëse personi është i siguruar apo jo dhe nga rimbursimi përfitojnë të gjithë qytetarët nëpërmjet mjekut të familjes.

VENDIM PËR MIRATIMIN E PAKETËS SË BARNAVE PËR TRAJTIMIN AMBULATOR NË BANESË TË PERSONAVE TË DIAGNOSTIKUAR ME COVID-19, QË DO TË FINANCOHET NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

2. Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
3. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.
4. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.
5. Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

6. Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.
7. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen n