Pedagogu që humbi dy vëllezër nga Covid-19 apel Ramës: Kjo nuk është krizë e doktorëve, por krizë menaxheriale! Përvish mëngët…

Pedagogu, Afrim Osmani, i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama, me një apel të fortë, ndërkohë që ka humbur dy vëllezër nga Covid-19.

“Kjo nuk është kriza e profesionistëve, as e doktorëve, as e infermierëve. Kjo është kriza e menaxherëve dhe jo e menaxherëve te nivelit të ulët dhe nivelit të mesëm, por e menaxherëve te nivelit të lartë”, shkruan pedagogu në një postim në faqen e tij në rrjetin social.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë e jashtëzakonshme është lënë në dorë të Ministres Ogerta Manastirliu dhe Dr. Najada Çomo.

“E para më vjen keq ta them, që perveç një perkushtimi njerezor, nuk ka as zotësitë minimale për të perballur një krizë të ketij niveli.

E dyta po bën një lidership të gabuar në kurriz të një zgjidhjeje, që do te ishte shume më e mire dhe më me rezultat për pacientët.

Në gjithë historinë e lidershipit në kohë të veshtira krizash, apo stuatash të ngjashme ka zakonisht dy zgjidhje:

Ose ju duhet të zbrisni vetë dhe të përvishni mëngët;

ose delegoni personat e duhur të cilët me njohuritë por edhe vizionin e tyre do të mund të bëjnë bashkë dhe angazhojnë rreth një qëllimi, stafin e përgjithshëm të mjekëve dhe stafin tjeter mjekësor për përballimin dhe administrimin me humbje minimale të situatës”, shkruan pedagogu.

11 8