PD publikon videon: Në kulmin e pandemisë, Rama braktisi për 119 ditë detyrën. Asnjë ditë të vetme në zyrë!

Partia Demokratike ka denoncuar faktin që Edi Rama e ka braktisur zyrtarisht detyrën e tij.

Në kohë pandemie, kur njerëzit kanë nevojë për vendime të shpejta dhe të drejta, Rama nuk gjendet në krye të detyrës.

“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Edi nuk punon për ju”, shkruhet në video denoncimin e bërë nga Partia Demokratike.