Pamje dramatike! Qytetari i shtrirë përtokë, pak metra larg Urgjencës Kombëtare…

Një burrë është ndjerë keq dhe është shembur në tokë në qendër të kryeqytetit pak pas mesditës së sotme. Personi në fjalë siç shihet në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb” është rreth të 50-ave.

Pasi i flasin qytetarë të ndryshëm ai përmendet por pa arritur të çohet më këmbë.

Kalimtarët i ofrojnë ujë dhe alkool për t’u përmendur por nuk e prekin me dorë, për shkak dhe të frikës nga koronavirusi.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e “6 katësheve” shumë pak metra larg urgjencës Kombëtare por megjithatë infermierë të rastin thoshin se duhet te telefonohet ambulanca që të vinte ta merrte.