Nuk i erdhi përgjigjja e tamponit, humb jetën në spital nga Covid-19

Një 67 vjeçar raportohet se ka humbur jetën ditën e sotme nga Covid në spitalin e Pogradecit.

I moshuari mësohet se ishte shtruar në repartin infektiv në spitalin e Pogradecit pasi kishte shfaqur shenja të Covid.

67 vjeçarit ishte marrë vetëm ditën e sotme tampon.

Por ai nuk e mësoi dot përgjigjen, pasi rezultati nuk ka dalë ende.

Ai ishte vendosur ditën e djeshme në këtë pavijon, pasi kishte shfaqur simptoma të Covidit.

I ndjeri rezulton të ketë qenë me diabet dhe disa sëmundje të tjera shoqëruese çka ka rënduar gjendjen e tij.