Njerëzit vdesin nga Covid-19, Rama dhe ministrat e tij luajnë basketboll

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, ku shihet që është duke luajtur basketboll në Rrogozhinë.

Në këtë situatë të Covid-19, ku në vend regjistrohen çdo ditë qindra raste dhe viktima, sipas Vasilit, bëmat e sadistit (Edi Rama) nuk mund të harrohen lehtë. Pak ditë më parë edhe ministrja e Arsimit u pa duke luajtur volejboll.

Postimi i plotë

Sadisti luan basketboll, njerezit humbin jeten me COVID! (VIDEO).

Sot 786 raste me COVID dhe 11 qytetare humbin jeten prej tij, ndersa Rama luan basketboll per qejf te tij ne Rrogozhine.

Bëmat e ketij SADISTI s’mund te harrohen kurre!

Shiheni VIDEON e sotme dhe mos e harroni.