Ndërron jetë nga Covid-19 ish-ministri i Brendshëm

Medici e infermieri al lavoro senza sosta nel reparto di terapia intensiva passato da 5 a 17 letti per curare i pazienti covid all' ospedale di Vizzolo Predabissi, 24 Marzo 2020. Ansa/Andrea Canali

Ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë.

Kopliku në profesion inxhinier elektronik, vdiq nga COVID 19. Gjendja e tij u rëndua ditët e fundit por mjerisht askush nuk mund ta ndal ikjen e tij.

Bashkim Kopliku do të mbahet mend si një zyrtar dinjitoz i shtetit shqiptar, një deputet me identitet të fortë politik dhe një kritik i ish- kryeministrit Meksi dhe ish- presidentit Berisha.

Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, por ishte një qytetar aktiv dhe mendje kritike që do t’i mungoje shoqërisë shqiptare.

kopliku 780x405 1