Ndërrojnë jetë nga Covid-19 infermieri dhe polici bashkiak

Infermierii spitalit të Shkodrës, Fran Kështeja, 59 vjeç, ndërroi jetë ditën e djeshme nga komplikimet e koronavirusit në spitalin rajonal të Shkodrës.

Fillimisht, punonjësi i qëndrës shëndetësore Gril-Vrakë është kuruar në shtëpinë e tij, por me rëndimin e sëmundjes, është detyruar të shkojë në spital ku edhe ka vdekur

Njësoj si z.Kështeja ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës edhe polici bashkiak Rauf Guri, i cili ka shkuar për t’u shtruar nga COVID-19 kur sëmundja kishte evoluar shumë për shkak edhe të ftohjeje të vjetër.

Si rrjedhim të dy këta punonjës të shtetit, kanë vdekur nga COVID, por asnjeri prej tyre në spitalet e dedikuara në Tiranë për trajtimin e pandemisë.

Sipas burimeve nga Shkodra, pas kurimit në shtëpi për COVID, të dy janë ritestuar dhe thuhet se kanë dalë të pastër, negativë, por realiteti tregoi se të dy humbën jetë nga pasojat që u la sëmundja dhe që me sa duket nuk u morën sërisht nga ata vetë dhe strukturat shëndetësore përkatëse.

Pikëpyetje të shumta ngrihen për numrin e pacientëve që kanë humbur jetën në këtë mënyrë në të gjithë vendin, ku duket se vonesa e shtrimit në spitalet COVID dhe mostrajtimi nga ekspertët e fushës po merr më shumë jetë sesa tek ata që konsiderohen në rrezik dhe të intubuar.