Mjeku, thirrje Ramës dhe Komitetit të Ekspertëve: Zgjohuni! Kam 3 orë në ambulancë me të sëmurin, nesër do jetë vonë…

Gjendja në spitalet Covid është katastrofike. Situata është shumë e rëndë dhe të sëmurët nga Covid-19 po kurohen nëpër ambulanca. Këtë e konfimon edhe mjeku i urgjencës Dritan Kociaj, i cili me një postim në Facebook u bën thirrje publike instancave qeveritare që të ndërhyjnë, pasi ‘nesër do jetë vonë’.

“Eshtë ora 03 e mengjesit sot dt 22 nëntor, është ftohtë dhe kam 3 orë e gjysëm me pacient në autoambulancë në derën e spitalit Shefqet Ndroqi. Porsi une, shkruna mjeku, janë dhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë”, shkruan mjeku.

Postimi i plotë i mjekut

Thirrje publike.

Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi.

Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente.

Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka.

Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.

Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.

Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.

Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.

Po kolapsohet sistemi.

Cdo jete vlen.

Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.

Dritan Kociaj mjek.

auto dritan fcb1606032806