Kulla e Preng Çokut, njërit prej fiseve fisnike të Oroshit dhe Mirditës

Kulla e Preng Çokut në fshatin Kaftallë të Mirditës, njëri nga fiset e hershme dhe fisnike të Oroshit e Mirditës.

Në këtë kullë të hershme, sipas traditës familjare rreth 400 vjeçare, ka lindur kleriku patriot, dom Zef Oroshi (Çoku). Dom Zefi, ishte klerik katolik, intelektual e atdhetar i shquar. Themelues i kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York. “New York Times” e konsideron dom Zef Oroshin; “si pionier të bashkimit të shqiptarëve pa dallim feje”.

Kohët e fundit kulla është restauruar nga Preng Çoku me djemtë e tij, ku mori dhe bekimin e Zotit.

Mirdita dalëngadalë po i kthehet identitetit kombëtar, me hapa shumë të ngadaltë por shumë të sigurt.Para disa ditësh u përfunduan punimet për restaurimin e Kullës ku ka jetuar dhe punuar një kohë Àt Gjergj Fishta. Kishin kaluar shumë vite dhe është shkruar në shumë gazeta dhe mjete tjera të informimit deri sa erdhi tek restaurimi i Kullës së Àt Gjergj Fishtës, ku një meritë të padiskutushme në këtë restaurim e ka historiani Paulin Zefi. Por restaurimin e Kullës së Preng Çokut ku lindi atdhetari i devotshëm i Shqipërisë Etnike, prifti i cili ishte krahu i djathtë i Kapidan Mark Gjon Markut në luftën antikomuniste Monsinjor Zef (Çoku) Oroshi i cili përveç që i udheheqi luftën antikomuniste ai e dha një kontribut të çmuar edhe në përpjekjet e pandërprera për ta rrëzuar regjimin komunist si dhe në ndërtimin e Kishës madhështore në Amerikë, u restarua në menyrë të shkëlqyeshme nga Preng Çoku dhe djemtë e tij.Me këtë rast u jemi shumë falënderues Preng Çokut i cili arriti që ta bëj restaurimin e kësaj kulle me vlera të mëdha e cila lindi dhe rriti Monsinjor Zef Çokun i cili në botën shqiptare është i njohur me emrin Monsinjor Zef Oroshi.

Shoqata “Trojet e Arbrit “që tani më është bërë zëri i atdhetarizmit shqiptar në promovimin e vlerave kombëtare ka marrë vendim që në shenjë respekti për këtë atdhetar të madh në korrikun e vitit 2021 të mbanë sesionin e pestë të veçantë shkencor me temën mbi jetën dhe veprën e Monsinjor Zef Oroshit pikërisht në Kullën ku ai u rrit dhe u burrërua në Kaftallë të Mirditës.Në këtë sesion shkencor do të ligjerojnë studiuesit shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Do të bëhet edhe inaugurimi i kullës së restaurauar nga Preng Çoku dhe djemtë e tij.Aty do të krijohet edhe një muze mbrenda kullës ku do të mblidhen gjerat personale të Monsinjor Zef Oroshit, duke filluar nga veladonët, e duke vazhduar me të gjitha botimet e librave,gazetave, fotografive të aktiviteteve të ndryshme kombëtare, ku do të punohet që të ndertohet po ashtu një bust i Monsinjor Zef Oroshit.

Restaurimet e tilla siç është kjo e Kullës së Preng Çokut që e ka bërë ai me familje i japin nderë dhe krenari Mirditës.Edhe më krenar është fakti se mirditorët një pjesë e mirë kanë filluar të vetëdijësohen në përkrahjen dhe vendosjen në vendin e duhur të figurave atdhetare mirditore që luajtën rol të rëndësishëm në luftën antikomuniste.Pas restaurimit të këtyre dy kullave në Mirditë e ka radhën ndërtimi i Kullës së Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit.Kjo kullë e cila u djeg dhe u shkatërrua nga pansllavistët komunist është ende ndër rrënoja.Këto rrënoja i thërrasin mirditorët se i kanë borxh që secili mirditor qoftë në Mirditën e sotme apo mirditorët jashtë Mirditës që ta ngrisin këtë kullë historike dhe ta shënderrojnë në Muze gjithëkombtarë ku do të vizitohet nga të gjitha viset etnike shqiptare si shenjë e rezistencës gjashtëshekullore të Mirditorve.Monsinjor Zef (Çoku) Oroshi hyn tash në histori si njëri ndër priftat e rrallë i cili i rezistoj ushujzës së kuqe komuniste edhe me armë në dorë luftoj e nuk u dorëzua asnjëherë.

3 25

2 33