Ekspertja e Shëndetësisë publikon pamjet: Ja si qytetarët mbajnë radhë në spitalet Covid

Ekspertja e Shëndetësisë, Dr. Mirela Tabaku ka publikuar edhe njëherë pamje se si qytetarët mbajnë radhë në spitalet Covid duke marrë shërbim në autoambulanca, pasi nuk ka shtretër.

Reagimi i Dr. Mirela Tabaku

Realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria.

*Për fat të keq, kryeministri i vendit po e përdor pandeminë për politikë, ndërsa njerëzit kanë shumë nevojë për ndihmë.
*Është e pandershmë që mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin e qeverisë me pandeminë.

Në një nga artikujt në revistën prestigjoze Nature të datës 18 Nëntor 2020, ndër të tjera shkruhet :
Qëllimi është të ‘informojmë” dhe – siç thotë filozofi i besimit Onora O’Neill – “të jetë i arritshëm, i kuptueshëm, i përdorshëm dhe i vlerësueshëm”.

*Qeveria aktuale nuk po e bën këtë, prandaj na duhet një qeveri e re që të ketë prioritet shendetin dhe jetën e qytetarëve.