Krerët e Burgut dhe disa të dënuar infektohen me Covid-19

Burgu i Fushë-Krujës është prekur nga koronavirusi. Burimet për media mësojnë se tre drejtues të këtij burgu janë infektuar me koronavirus. Pas simptomave, drejtuesit kanë bërë tamponin dhe kanë rezultuar pozitivë me covid-19 duke u karantinuar në shtëpi.

Ndërkohë që të infektuar kanë rezultuar edhe disa të dënuar në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, që janë dërguar në burgun e Shënkollit.

Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi./ abcnews/