Korrupsion i jashtëzakonshëm! Banorët e Durrësit ngrenë zërin: Katrahura nisi me Dakon, po vijon dora e tij…

Në qytetin e Durrësit është bërë problematike riparimi i shpeshtë i rrugëve. Së fundmi në sheshin “Pranvera” dikur shesh autobuzësh punimet janë tejzgjatur.

Banorët ngrenë shqetësimin se sheshi ka qenë tepër i konsoliduar dhe investimet nuk kishin pse të bëheshin në këtë shesh.

Ora News sjell disa nga reagimet e qytetarëve.

Nje banor: “Në Durrës ka vite që po ndodh një masakër e përgjithshme e urbanistikës së Durrësit. Punë pa fillim, pa mbarim , pa project, pa plan, pa organizim që ka shkaktuar pakënaqësi totale”.

Banori tjetër: Kjo është skandal, do vijnë zgjedhjet dhe ne jemi pa rrugë. Vetëm pluhur, pluhur. Për popullin nuk mendon askush gjithsekush, harroje, mendon për xhepin e vet.

Banorja e tretë: “Me Durrësin po ndodh katrahura që ka vite që ka nisur që në epokën e Vangjush Dakos që dhe sot është po dora e Vangjush Dakos.

Këtu është një korrupsion i jashtëzakonshëm. Harxhohen miliona euro një aferë korruptive e turpshme kur nuk ka asnjë njoftim që të shohim kur nis, kur mbaron, kush është firma, sa është kostoja.

Miliona Euro varrosen nën tokë. Cdo tre muaj vijnë dhe shkatërrohen rrugët e Durrësit, hapet ribëhen, mbyllen prapë dhe kanalizimet nuk ka dhe lekët Ikin vu dhe populli ende është në barake”.

Banorët thonë se miliona euro po varrosen nën tokë dhe askush nuk po shqetësohet.

Foto dhe