Kaseta u prodhua për të mbuluar skandalin 75 milionë euro: Inceneratorët kanë buxhet për mediat

Kryetari i opozitës, Basha dekalaroi në një përballje me gazetarët në “Opinion” se kaseta për masakrën e Krushës së Madhe u prodhua në momentin kur shpërtheu skandali i inceneratorëve. “Ata mund të prodhojnë mijëra kaseta të tilla për të mbuluar skandalin e inceneratorëve.

Kur ja mbyllën gojën të gjitha mediave dhe foli vetëm opozita, atëhere prodhuan farsën me kaesëtn. Dua tu them se inceneratorët janë një buxhet për të blerë mediat dhe ju e dini këtë”, tha Basha.

Basha, mohoi sot në studion e emisionit “Opinion” akuzat që janë ngritur në lidhje me rolin e tij gjatë kohës që ka punuar në Kosovë.

Sipas tij ka nga ata që përfitojnë nga këto akuza. Basha tha se përfituesit janë ata që duan të zhvendosin vëmendjen nga situata e pandemisë dhe ajo ekonomike.

Ai shtoi se ky është një sulm ndaj tij për shkak të akuzave të opozitës mbi inceneratorët dhe së treti ai iu referua kryeministrit Rama që sipas kreut të PD ka komplekse ndaj tij.

“Përfitojnë ata që heqin vëmendjen nga një problematikë shumë e rënduar që ekziston sot në vend, që është pandemia dhe kriza ekonomike. E dyta përfitojnë ata që e kanë treguar veten e tyre përmes një aleance me një nga dy televizionet më të mëdha kombëtare dhe që kanë qenë për tre javë me radhë subjekt i denoncimeve të opozitës që janë pronarët e inceneratorëve dhe ortakët e tyre sepse një prokuror i thjeshtë tre pyetje po tu bëjë atyre atëherë do të kemi të bëjmë me një mega proces si në Siçili ku do të përfshihen politikanët më të lartë të vendit dhe anëtarët të krimit të organizuar që kanë përfituar në kohë pandemie mbi 75 milionë euro.

E treta është gjykimi im, janë komplekset e Edi Ramës, pasi ato që unë kam patur privilegjin të bëj në 8 vite ai nuk i bën dot në 80 vite. kur isha ministër transporti bëra rrugën e kombit, ky i vuri traun rrugës së kombit. kur isha ministër i jashtëm kam qëndruar krah Xhorxh Bushit, SHBA, be, kam bërë luftë më Lavrovin dhe Vuk Jereviçin për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e Kosovës ndërkohë që ky në 10 vjetro përmendte presidentin e përbashkët duke i thënë gjithë botës që ky nuk është shtet viabël e duke i shërbyer një ideje që është kundër shtetit të Kosovës.”, tha Basha