Ish-këshilltari i Ramës bën deklaratën e fortë: Qeveria po fsheh vdekjet nga virusi

Ish-këshilltari i Ramës, tani në pozicioinin e analistit, Ermir Gjinishi nga edicioni i orës 19.00 në Syri TV ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë për fshehje të numrit të të vdekurve nga Covid si edhe për keqmenaxhim të situatës, duke e çuar ekonominë në një situatë të rëndë.

‘Në Shqipëri nuk di ndonjë familje që nuk ka ndonjë të prekur nga Covid. Janë 64 bashki që janë pushtuar nga ky virus. Po të ishin bërë testime më të thella do kishte ndodhur ajo që ndodhi në Angli, Gjermani, Itali, ku pati kufizim të virusit në zonat e nxehta.

Një nga problemet më madhore është ai i trajtimit të pacientëve. Ne kemi dështuar në përballimin e situatës. Realiteti është i zi në Shqipëri.

Çfarë bëhet me vdekjet? Qeveria shqiptare deklaroi së ne muajin tetor ka 322 të vdekur, ndërsa INSTAT thotë se ka 1 300 të vdekur. Pra qeveria manipulon me vdekjet.

Ne jemi një popull i varfër. Ne kemi një qeveri qe e shndrroi shëndetësinë në një maskaradë. Unë po them që është paaftësi se nuk dua të besoj në ligësi të kësaj qeverie. Rezultati është një dhe i vetëm. Ne kemi të vdekur pa fund

Kemi të vdekur që nuk shënohen. Këta marrin masa që të mos këtë tubime me 10 veta. Nëse një familje ka një gëzim familjar dhe ka 12 vetë, ça do bëjnë? Do i arrestojnë?

Masat fasadë nuk kanë fare efikasitet. Ne u mbyllëm në fazën e parë 35 ditë dhe e çuam ekonominë gropë’.