Infektohet me Covid-19 deputeti i rilindjes që po hetohet për korrupsion…

Deputeti rilindas, Ervin Bushati ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto të veçantë me bashkëshorten e tij.

Bushati tashmë i karantinuar, shihet në foto duke i dhuruar një puthje përtej xhamit gruas të tij.

Deputeti shkruan se është në ditën e katërt të simptomave. Pa dhënë shumë shpjegime për gjendjen e tij ai ka zgjedhur ta bëjë publik karantinimin e tij me ‘stil’.

bushati 1 350x400 1