Humbje poshtëruese e Gjermanisë ndaj Spanjës me 6 gola

Humbje poshtëruese e Gjermanisë ndaj Spanjës me 6 gola. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Spanja i dha leksion të mirë Gjermanisë.
Madje, rezultati është aq i lartë sa që në lojën e tenisit do të quhej 1:0 në sete, shkruan Gazeta Olle. Spanjollët fituan 6:0 në takimin e luajtur në Sevilla, në kuadër të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Morata, Rodri, Oyarzabal dhe hetriku i Ferran Torresit, i dhanë fitoren skuadrës së Luis Enriques. Spanja me këtë fitore përfundon në vendin e parë në grup. Në ndeshjet tjera, Franca mundi Suedinë 3:2, ndërsa Portugalia fitoi 3:2 ndaj Kroacisë në udhëtim.

Spanja i jep një leksion të ashpër futbolli Gjermanisë, pasi e mposhti me rezultatin 6-0 në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas dhe i mori kreun e grupit 4 të Ligës A, duke fituar të drejtën për të synuar triumfin në Ligën e Kombeve.

“Furia Roja” dominoi totalisht ndaj “panzer”-ave dhe arriti të shënojë tre herë brenda 36 minutash, fillimisht me Alvaro Moratën e më pas me dyshen e Manchester City-t Ferran Torres e Rodri, duke bërë gjithçka më të lehtë.

Pavarësisht ndërrimeve të Joakim Low, edhe pjesa e dytë u dominua nga Spanja, që shënoi edhe tre herë të tjera, dy herë me Ferran Torres, që kompletoi tripletën personale dhe në fund më Oyarzabal, që vulosi edhe suksesin.

Vlen të theksohet se përveç rezultatit të thellë, Spanja dominoi totalisht edhe në lojë, duke mbajtur larg zonës gjermanët, që si rrallë herë vitet e fundit, nuk arritën të bëjnë asnjë goditje në kuadratin e portës së mbrojtur nga 23-vjeçari Unai Simon.

Ndonëse e kishte siguruar vendin e parë të grupin 3 të Ligës A, Franca bëri detyrën ndaj Suedisë, duke fituar me rezultatin 4-2 me përmbysje. Nordikët kaluan të parët në avantazh me anë të Claesson që shënoi që në minutën e 5-të, por “gjelat” e Deschamps përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë me golat e Giroud e Pavard.

Në pjesën e dytë ishte sërish sulmuesi i Chelsea-t Olivier Giroud që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Francën, ndërsa Suedia provoi të rihapë ndeshjen me anë të Quaison në minutën e 88’, por nuk ia doli të shmangë humbjen, pasi në shtesë ishte Coman që shënoi edhe golin e katërt për “gjelat”.

Kroacia zhgënjen sërish, pasi pësoi humbjen e tretë radhazi në grup, këtë herë në “Stadjon Poljud” të Splitit përballë Portugalisë. Ballkanasit kaluan të parët në avantazh me anë të Mateo Kovacic, por në fillim të pjesës së dytë gjithçka u komplikua, pasi mesfushori Rog mori kartonin e dytë të verdhë dhe la kroatët me 10 futbollistë.

Portugalia shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike për të rikthyer baraspeshën me anë të talentit të Manchester City-t, Ruben Dias dhe më pas për të gjetur edhe golin e avantazhit me sulmuesin Joao Felix.

Kovaçiç riktheu edhe njëherë baraspeshën për Kroacinë në minutën e 65-të, por kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte sërish mbrojtësi 23-vjeçar Ruben Dias që shënoi golin e fitores për luzitanët.