Humb jetën një tjetër mjek nga Covid-19

Është ndarë sot nga jeta doktori lushnjar Eduart Dhamo. Në moshën 57-vjeç, mjeku lushnjar, sipas mediave lokale ka humbur betejën me Covid.

Ai për vite me radhë i shërbeu me profesionalizëm e përkushtim banorëve të zonës së tij. Lajmi është bërë i ditur edhe nga Njësia vendore e Kujdesit shëndetësor Lushnje.

Postimi i NJKSHV së Lushnjës

“Dr. Eduart Dhamo ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Fiersheganit për vite e vite me rradhë, si mjek i devotshem”.

“Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe të zotë ne profesionin e tij”.

“U prehsh në paqe dr. Edi”.

Screenshot 2020 11 19 201549