Humb jetën nga Covid-19 shoferi i Urgjencës

Koronavirusi i merr jetën shoferit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës. Rifon Sinella, 62 vjeç nga Kavaja nuk e ka fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Prej disa ditësh ai ka qenë në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije mjeku i njohur kardiolog Dr. Drin Bardhi.

“Lamtumire Fon Sinella, të qoftë dheu i lehtë. Allahu na bashkoftë në xhenet!”, shkruan mjeku i njohur.

auto Kavaja21605775597