Humb jetën nga Covid-19 ish-futbollisti

Ka humbur jetën si pasojë e Covid 19, ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, pas përballjes prej disa ditësh me virusin e rrêzikshëm. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkêqësuar, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm.

Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Pasioni i tij  i hershëm ka qenë futbolli. Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së  blertë duke thyer  një rekord  si titullar, pasi  nuk ka munguar në asnje ndeshje.

22 6