Humb jetën nga Covid-19 aktori i Teatrit

Aktori i njohur i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili ka humbur sot jetën si pasojë e koronavirusit.

Mësohet se aktori i njohur vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese.

Prej disa ditësh gjendja e aktorit ishte rënduar, ndërsa nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19.

Xhelili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej disa ditësh.

fatmir xhelilaj 780x405 1