Histeri publike kundër Bashës!

Nga Alban DACI

Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktaturë moderne dhe kjo ka emrin “Rilindje”. Reagimi thuajse publik i të gjithëve: institucioneve, mediave, pushtetit dhe një grupi qytetarësh kundër deklaratës së Bashës për numrin e viktimave, dëshmon qartë polarizimin maksimal të shoqërisë dhe kontrollin e saj nga pushteti në shërbim të pushtetit.

Ka tre ditë më komente nga ana edhe të atyre qytetarëve të gjërë, se Basha po bën politikë me viktimat. Kjo është çmenduria me e madhe që mund të dëgjosh në një vend që është i pushtuar nga çmenduria e pushtetit! Pyetjet e natyrshme që duhet të bëjmë janë si: Basha po bën politikë me viktimat? A po bën politikë Basha me viktimat? Kush po bën politikë me viktimat? Së pari, duhet të kuptojmë se shumë krerë në Botë janë bërë viktima të kësaj situate të jashtëzakonshme të shkaktuar nga covid-19. Kjo është një provë e madhe për ata që kanë pushtetin dhe nëse nuk e menaxhojnë si duhet, atëherë ata janë të dështuar e për pasojë kanë të garantuar humbjen e pushtetit.

Në rast krizash e luftërash, shifrat manipulohen e përdoren për interesa pushteti. Kjo është e njohur botërisht. Basha nuk bëri asnjë lloj politike me “vdekurit”, ai në emisionin “Opinion” bëri denoncimin e një liste, sipas të cilit vinin nga morgu i Tiranës dhe se nuk korrespondonin me shifrat e publikuar nga institucionet e për pasojë nga pushteti.

Deri më sot nuk kemi asnjë deklaratë nga drejtuesit e morgut në lidhje me pretendimet e Bashës e po ashtu nuk kemi asnjë nisje të hetimeve nga prokuroria që do të ishte krejt normale. Rama, na njoftoj se do të dilte sot në orën 18 para qytetarëve me një mesazh. Madje e fryu as shumë këtë dalje, sikur të ishte akti i dorëheqjes së tij. Në fakt ky mesazh nuk kishte asnjë të re, por ishte fillim e mbarim një mesazh politik e ndoshta mund të kishte edhe shenja të qarta të një frikesimi të lidershipit të Ramës e të pushtetit të tij.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama këtë herë nuk pati kurajë të tallej me Bashën siç ka bërë kohët e fundit dhe kjo dëshmon qartë faktin, se Basha tashmë për Ramën është një kundërshtar i fortë.

Rama me gjysmë zëri tentoj t’i bëj thirrje prokurorisë për të bërë hetime, por pa mbaruar fjalinë tradhtoj sinqeritetin e tij duke thënë se prokurorët nuk janë të marrë.

Nga kjo histori i vetmi person që kërkon të bëj politikë me covid-19 dhe ndoshta edhe më të vdekurit duke përdorur shifra është Rama, që nga kjo krizë shëndetësore rrezikon të dal i humbur duke humbur edhe besimin e qytetarëve.

Po aq histerike ishte edhe deklarata e mjekëve që nëse do të ishin mjekët e Hitlerit në procesin e me vonshëm të Nurembergut, ndoshta do të deklaronin se ishte të detyruar nga pushteti të bënin një reagim të tillë.

Çdo lider në botë ka pranuar edhe gabimet e tij në administrimin e situatës covid-19, vetëm Rama që nga fillimi i kësaj pandemia nuk ka një moment reflektimi apo mbajtje përgjegjësie. Cilësia e një lideri është të marr edhe përgjegjësitë e dështimit dhe jo vetëm meritat e suksesit.
Histeria publike kudo, në media, në mjediset spitalore e deri tek militantët e sëmurë të pushtetit, dëshmon qartë se nëe po jetojmë në një diktaturë dhe se polarizimi i shoqërisë është pasojë e saj.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe se si mund të merren me Bashën, që nuk ka asnjë përgjegjesi për asnjë viktimë, sepse është në Opozitë dhe detyra e tij është të denoncoj rastet e keqqeverisjes e të mos merren aspak me pushtetin dhe me pasoja e administrimit që ai po i bën pandemisë.
Kjo është një provë tjetër që në jetojmë tashmë në një diktaturë të mirëfilltë moderne, sepse asnjë mendim apo e vërtetë tjetër e ndryshme nga pushteti, nuk pranohet si e tillë, por trajtohet si një kërcënim.