E paralajmëroi Berisha, daja i Ballës rikthehet drejtor në Kovaleshencë, mbyllen hetimet për vdekjen e kryekomisarit

Ndodhi pikërisht ashtu siç paralajmëroi ish-Kryeministri Berisha pak ditë më parë.

Daja i Taulant Ballës, Ahmet Doda nuk do të përballet në gjykatë me akuzat për vdekjen e oficerit të policisë në Kovaleshencë.

Doda ishte drejtor i shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme kur ra tërmeti i 21 shtatorit 2019 dhe atij i ishte kërkuar për të bërë rregullime në hotelin e oficerëve.

Por asnjë rregullim, rikonstruksion nuk ishte bërë bërë dhe tërmeti tragjik i 26 nëntorit solli edhe shembjen e ndërtesës ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Për këtë ngjarje u arrestua Ahmet Doda, daja i Taulant Ballës, i cili më pas la qelinë dhe tani 1 vit pas ngjarjes tragjike i është pushuar dhe çështja.

Rikthimin në detyrë të Ahmet Dodës, si drejtor në Kovaleshencë e paralajmëroi para 4 ditësh edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Rikthehet ne detyre Ahmet Doda, kushuriri i pare i Taulant Bego Yaris! sb

Pershendetje Dr Sa po me erdhi nje informacion nga nje miku im qe sot eshte rikthyer ne detyre ne krye te shtepise se pushimit te ministrise se brendeshme Ahmet Doda kushuriri i pare i Taulant Bego Yaris Balla i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij shkaktoj nne konvaleshencen e Ministrise se Brendeshme vdekjen aksidentale nga termeti i 26 Nentorit 2019.

Doda zevendeson ne kete detyre nipin e Qefalive te emeruar pas arrestimit te tij pas termetit te vitit te kaluar…dihet tashme se konvaleshenca eshte baze kryesore e nisjes se ngarkesave te malllit per ne Itali’, shkruante ish-kryeministri Sali Berisha në 16 nëntor.