Deklarta e fortë e Berishës: Rama dhe Vuçiç po nxisin konfliktin në Ballkan, arsyeja…

Sali BERISHA

Deget nuk duhet te na fshehin trurin!
Une e di se zhurmnaja mediatike e montuar nga Edvin Rama kunder Lulzim Bashes me skenar te tipit te Griseldes, per shume analiste dhe politikane ka ne baze nje perpjekje te tij te deshpruar per larguar vemendjen e publikut nga deshtimi i tij total ne menaxhimin e pandemise dhe megaafera e madhe e vjedhjes se 430 milion eurove me djegesat dhe Jo, per te 7-ten here nga BE hapjes se negociatave.
Por duke mos injoruar keto opinione mendoj se keto jane vetem deget te cilat kurrsesi nuk duhet te na erresojne syte e mendjes dhe te na fshehin trungun.

Ne bindjen time me te thelle, qendrimet me te fundit te Edvin Rames ndaj Beogradit, firmosja e marreveshjes me Serbine diten e paraqitjes ne sallen e gjyqit te gjykates speciale ne Hage e udheheqesve me kryesor te UÇK dhe Kosoves, heshtja tradhetare e paprecedente ne historine e vendit e argatit te Beogradit per deklaraten e serbomadhit Vuçiç te kercenimit me lufte te Kosoves, dhe urdheri i Zografit bis per te hequr nga teksti i rezolutes qe votoi dy dite me pare narkoparlamenti i tij te paragrafit apo me sakte fjalise, ne te cilin citohej dhe denohej genocidi serb ne Kosove si dhe shpifjet dhe akuzat me lajme e deshmitare te rreme ndaj Lulzim Bashes kane si trung nje skenar fund e krye te diktuar argatit te Beogradit ne Tirane nga padroni i tij Aleksander Vuçiç.

Le ti shqyrtojme me rradhe :

Firmosja e marreveshjes me Serbine diten e çeljes se procesit gjyqesor ne Hage ndaj ish udheheqjes politike te UÇK dhe Republikes se Kosoves.
Ne nje akt pabesie ekstreme ndaj Kosoves Edvin Kristaq Rama pranoi vendimin e patronit te tij, presidentit te sebomadhise Vuçiç per te firmosur marreveshjen me te rendesishme midis Serbise dhe Shqiperise pikerisht diten ne te cilen ish udheheqja politike e UÇK dhe Kosoves paraqitej me hekura ne duar ne sallen e Gjyktaes Speciale ne Hage me akuzen e krimeve te luftes dhe drejtim te organizates kriminale.
Kjo akuze absurde dihet boterisht se eshte shpallur me dhjetra dhe qindra here nga fundi i viteve 1990 e deri sot nga Milloshevici dhe Geobelsi i tij Vuçiç.

Atyre qe mendojne se kjo firmosje ishte nje koincidence apo rastesi mund tju them se nje rastesi e tille nuk mund te pranohej kurre nga nje politikan qe ndjen veten shqiptar. Ky ishte nje akt i pashembullt i turpshem antikombetar.
Me nje akt te till me simboliken e dites se firmosjes se marreveshjes me te rendesishme me Serbine, Edvin Kristaq Rama i beri keshtu nje sherbim te jashtezakonshem padronit te tij Vuçiç dhe rendoi me cinizem dhe poshtersi, moralisht dhe jo vetem ish udheheqesit e UÇK dhe Kosoves ne sallen e gjyqit ne Hage.

Ata dhe asnje ish luftetar i UÇK, asnje shqiptar kudo qe ndodhet sot jo qe nuk mund te prisnin por me te drejte as nuk mund te imagjinionin nje akt te tille nga qeveria e Shqiperise, firmosjen dhe perqafimin virtual te kryeministrit te vendit tyre me geobelsin e kasapit te shqiptareve pikerisht diten qe çelej ne Hage gjyqi kunder ish udheheqjes se UÇK dhe te Kosoves.

Me kete akt antishqiptar argati i Beogradit Zografi Bis i beri nje sherbim te jashtezakonshem padronit te tij Vuçiç sepse ky i fundit, ish çetnik i Sheshelit dhe Geabels i Millosheviçit 20 vjet me pare, ate dite mundi ti thote botes se ja kush jam une sot.

Ata me te cilet negocioja deri sot per marreveshje per Kosoven nuk ishin per tryeze negociatash por ishin nje grup drejtuesish te UÇK dhe Kosoves, te cilet ashtu siç ju kemi thene kane drejtuar nje organizate kriminale dhe qe u burgosen si per krime lufte dhe krime kunder njerezimit.
Kurse me nje shqiptar te mire, kryeministrin e Shqiperise po firmosim po kete dite marreveshjen me te rendesishme midis dy vendeve.
Po njelloj edhe vet argati i Beogradit me firmen dhe plluqjen e tij virtuale u tha shqiptareve dhe botes ate dite se une me mikun tim te ngushte Vuçiç merrem vesh shume mire kurse me ata qe perfunduan ne Hage nuk kam pune. Ata, paçin fatin e tyre.

Kjo de facto ne rrafshin moral eshte nje shitje e ish udheheqesve te UÇK dhe Kosoves tek armiku i tyre.
Qendrim dhe akt me armiqesor ndaj Kosoves dhe kombit shqiptar ate dite Edvin Rama nuk mund te mbante dhe ndihme dhe shperblim me te çmuar padronit te tij ne Beograd nuk mund ti bente !

Heshtja si fija e barit e Zografit Bis ndaj kercenimit te Kosoves me lufte nga padroni i tij Vuçiç.
Miq, pa u thare boja e marreveshjes se firmosur me Edvin Ramen diten e çeljes se procesit gjyqesor ne Hage kunder ish udheheqjes me te larte te UÇK dhe te Republikes se Kosoves, padroni i argatit te Beogradit ne Tirane presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç deklaroi ne zyren e tij para ambasadoreve te vendeve te medha se ai nuk ka hequr dore nga projekti i Serbise se Madhe dhe se ishte gati te sulmonte edhe ushtarakisht Republiken e pavarur te Kosoves per te shkrire konfliktin e ngrire me te.

Ne deklaraten e tij serbomadhi Vuçiç, per te justifikuar nderhyrjen e tij ushtarake krahasoi Republiken e pavarur te Kosoves, te njohur nga 116 vende te botes, me rajonin e pushtuar te Nagorni Karabak, i cili per te gjithe boten pervec Armenise eshte territor integral i Republikes se Azerbajxhanit.

Kjo deklarate lufte tashme e Millosheviçit te ri ngjalli reagimet te shumta te autoriteteve, forcave politike ne Kosove dhe ne Shqiperi por edhe te komunitetit nderkombetar.

Por me fuqishem se kushdo tjeter foli pa shqiptuar asnje fjale, pra me heshtjen e tij si fije bari, argati i Beogradit ne Tirane Edvin Rama.
Ne nje rast te pashembullt ne historine e vendit Zografi Bis nuk shqiptoi per deklaraten luftenxitese dhe kercenimin e Kosoves me lufte nga padroni i tij as dhe nje fjale te vetme.

Ne fakt me heshtjen e tij tradhetare ai miratoi me ze te larte deklaraten e mikut tij te ngushte siç paraqet ai Vuciçin para shqiptareve.
Edvin Rama jo qe nuk e denoncoi por miratoi me kenaqesi deklaraten e padronit te tij sepse ai si antishqiptar i vendosur eshte i lidhur pergjithmone me projektin e Serbise se Madhe.

Pas Enver Hoxhes ai eshte flamurtari shqipfoles kryesor i ketij projekti.
Rikujtoj ketu se para vitit 2013 udheheqja politike e Shqiperise dhe Kosoves kishin refuzuar ne menyren me kategorike dhe hedhur poshte cdo perpjekje per diskutim per ndryshimin e kufijve te Kosoves si nje projekt qe synon krijimin e Serbise se Madhe.

Por gjerat ndryshuan krejtesisht pas ardhjes ne pushtet te Zografit Bis, njeriut qe kishte vendosur ne gjoksin e Bregoviçit kengetarit te Kallashnikov hymnit te çetnikeve serbe gjate masakrave ne Kosove.

Ne takimin me kater sy, plus dy te Danjollit te Sherkes, Baton Stanishiqi, te Edi Rames me padronin e tij ne viziten e tij te pare zyrtare ne Beograd ata vendosen ndarjen e Kosoves.

Pas ketij takimi, Zografi Bis me dy argatet e Beogradit ne Prishtine, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin ne sherbim te padronit
te tyre ne Beograd, bene gjithçka ne takime te fshehta dhe publike ne Kosove, Shqiperi, Europe dhe bote per te zbatuar projektin e Serbise se Madhe.
Ne Samitin e Berlinit, serbomadhi Vuçiç dhe trojka shqipfolese e argateve te tij, projekti i tyre i serbomadhise moren nje goditje fatale.
Ndaj dhe per shkak te kesaj goditje qe zhveshi lakuriq si tradhetar i kombit, kercenimi i serbomadhit Vuçiç per zbatimin e projektit te tij te serbomadhise me lufte u prit me kenaqesi te brendshme dhe u miratua me heshtje nga Zografi Bis.

Me heshtjen e tij tradhetare Edvin Kristaq Zografi ne fakt fliste me shume se me çdo fjalim apo hungurime tjeter. Ai me kete heshtje u thoshte shqiptareve te Kosove dhe mbare kombit: Mire jua beri miku im i ngushte, padroni im Vućiç, ju nuk e pranuat realizimin paqesor nga ne te projektit te Serbise se Madhe, te ndarjes se Kosoves midis Shqiperise dhe Serbise, tani miku im i ngushte do ta realizoje ate me forcen e armeve dhe kesaj radhe edhe me miratimin me heshtje nga une Edvin Kristaq Zografit. sb (Vijon)