Deklarata e fortë e Messit: Jam lodhur duke u fajësuar për problemet e të gjithëve

Lionel Messi ka reaguar ashpër ndaj komenteve të bëra nga Eric Olhats, ish-menaxheri i Antoine Griezmann, se gjoja argjentinasi është fajtor për dështimin e francezit në Barcelonë, duke thënë se ndihet i lodhur duke e bartur mbi supe çdo dështim që ndodh në Camp Nou.

Reagimi i Messit vjen pasi xhaxhai i Griezmann Emmanuel Lopes dhe ish-menaxheri i tij e fajësuan argjentinasin për problemet në Camp Nou, duke thënë se ai është shkaktar i tyre.

Messi dhe Barcelona kanë pasur marrëdhënie të këqija vitin e fundit, për shkak të dështimit të klubit brenda dhe jashtë fushës. Barça e përfundoi sezonin 2019/20 ka trofe dhe u turpëruar në Ligën e Kampionëve duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munich.

Messi, i cili po kthehej në Barcelonë nga Argjentina ku ishte në detyrë me kombëtaren për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, u pyet në aeroportin El Prat për komentet e Olhats.

“Jam lodhur duke më fajësuar për çdo gjë”, tha Messi.