Çmimet u rritën më shumë se në asnjë vend tjetër gjatë pandemisë, Basha: Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha shprehet se, Shqipëria është në vend të katërt në Europë, për rritjen e çmimeve gjatë muajit tetor.

Sipas Bashës, Edi Rama e ka rrënuar ekonominë gjatë këtyre 7 viteve dhe një qeveri e re me shpresë të re do të vijë në Shqipëri.

“Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha në reagimin e tij.

11 7