Çfarë po i ndodh Putinit? Presidenti rus mbytet nga kolla, le përgjysëm fjalimin! Ja për çfarë dyshohet…

Në një takim të zhvilluar online me krerët më të lartë të shtetit, lidhur me krizën ekonomike që ka shkaktuar Covid-19, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shfaqet duke u kollitur gjatë mbajtjes së fjalës. Nga ky fakt janë ngritur dyshimet mbi shëndetin e liderit rus, ku pretendohet se mund të jetë i infektuar me koronavirus.

Nga video e bërë publike nga mediat e huaja, presidenti 68-vjeçar nuk arriti të përfundojë fjalën e tij, gjatë takimit me përfaqësuesit e lartë të shtetit rus,  pasi mbytet nga kolla. Zyrtarët e lartën nga Kremlini reaguan menjëherë duke mohuar se Vladimir Putin kishte probleme shëndetësore.

Sipas pretendimeve, videoja u redaktua më vonë në mënyrë që kollitja e Putinit të dukej më pak e rëndë, në një version të postuar nga zyra e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e ka pyetur Kremlinin për shëndetin e Putinit dhe u tha se ai ishte “absolutisht normal”.

“Presidenti kërkoi falje dhe vazhdoi takimin pothuajse pa ndalur”, ka njoftuar agjencia.

Më poshtë video nga takimi online.