“Biznesi kërkon një shpresë të re”, Basha: Duhet një qeveri që i ndihmon, jo vetëm u merr taksat. Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë!

Edi Rama humbi kontrollin mbi pandeminë dhe rrënoi bizneset e mëdha që punësojnë dhe prodhojnë. Ato nuk kanë marrë ndihmën e duhur nga qeveria. Kreditimi për biznesin shqiptar është shumë më i vështirë se për të ngjashmit e tyre në rajon.

Biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re. Një qeveri që i ndihmon, jo vetëm u merr taksat. Një qeveri që kujdeset për sipërmarrjen – që mposht krizën dhe ringjall ekonominë.

Ne do të ndihmojmë biznesin dhe çdo familje shqiptare. Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim një shpresë të re për vendin.

125878926 1