Basha: Rama po gënjen, fsheh numrin e viktimave nga COVID-19!

Kreu i PD, Lulzim Basha pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe Shefes së Infektivit, Najada Çomo deklaron se qeveria vijon të gënjejë duke fshehur numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri.

Pasi publikoi dje listën e shifrave të viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, Basha thekson se opozita ka detyrë të shpërndajë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.

Dje Basha deklaroi se qeveria nuk ka raportuar thuajse gjysmën e viktimave që janë shënuar nga COVID-19 gjatë pandemisë. Ditën e sotme diçka të tillë e kanë hedhur poshtë nga Najada Çomo kurse Rama nesër do u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA
Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.