Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut: Angazhimi i tij pas rënies së komunizmit do të mbetet i pashlyeshëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postura një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut.

Basha shkruan në mesazhin e tij se, angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë.

Mesazhi i plotë

Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!

1 36