3 eurodeputetë letër drejtuesit të BE: Procedimi ligjor kundër të akuzuarve për blerje votash në Shqipëri është prioritet kyç për BE

Tre eurodeputetë, mes të cilëve edhe reporteri për Shqipërinë në PPE, i kanë nisur një letër komisionerit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel.

David Lega, Michale Gahler dhe Lukas Mandl shkruajnë në letrën e tyre se pse raporti i Komisionit Europian për vitin 2020, nuk përmend shitblerjen e votës në Shqipëri.

Në letër citohen dosjet 339 dhe 184, që po hetohen për blerje e vjedhje votash në Shqipëri.

Mesazhi në Twitter i David Lega:

Blerja e votës është një problem serioz, Borrell

Sot pyetëm Josep Borrell pse Raporti i Komisionit Evropian 2020 për Shqipërinë nuk e përmend ‘blerjen e votës’. Procedimi ligjor kundër të akuzuarve për blerje vote është prioritet kyç për BE, dhe jo më pak për EPP.

Letra e plotë

Pyetje për përgjigje me shkrim zv.kryetarit të Komisionit/Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë

David Lega (PPE), Michael Gahler (PPE), Lukas Mandl (PPE)

Subjekti: Blerja e votave në Shqipëri

Vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë raportuar në mënyrë të përsëritur rreth problemeve me blerjen e votave në Shqipëri. Në veçanti, rastet e Dosjeve 339 (Shijak) dhe 184 (Dibër) kanë pasur ekspozim në median ndërkombëtare, në të cilat zyrtarë të lartë partiakë (ministra, kryebashkiakë, deputetë) janë të dyshuar për përfshirje në mashtrim elektoral.

Fatkeqësisht, krimet e dyshuara janë përballur me pandëshkueshmëri, e madje edhe me promovime të aktorëve të përfshirë. Teksa rastet e përmendura nuk kanë arritur ende në gjyq dhe nuk është bërë ende asnjë arrestim, ne jemi të shqetësuar për shkeljen nga ana e Shqipërisë për përkushtim ndaj shtetit ligjor.

Për më tepër, konkluzionet e GAC (Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme – Syri) në mars 2020 deklaronte se ‘kuadri negociues do të adoptohet nga Këshillit dhe duhet të reflektojë se Shqipëria i ka adresaur me sukses të pesë prioritetet kyç, të tilla si… nisja e procedimit kundër të akuzuarve për blerje votash… përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedurave të para kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve’.

Për zhgënjimin tonë të madh, Raporti i Komisionit mbi Shqipërinë për vitin 2020 nuk e përmend ‘blerjen e votës’.

A mendon Komisioni se Shqipëria e ka zgjidhur me sukses çështjen e blerjes së votave?

Nëse po, ju lutemi përshkruani detajet e progresit në këtë aspekt.

Nëse jo, ju lutemi shpjegoni se pse çështja nuk është përmendur në raportin e vitit 2020 për vendin.

325bc376 56ca 4dcd 9172 c7c04028b4c6 640x640 1