Video/ E turpshme dhe kriminale! Basha reagon për largimin nga stadiumi i ish-lojtarit të Kombëtares, Andi Lila  

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas skandalit ndaj ish-futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, i cili u dëbua me urdhër politik nga Stadiumi i Kavajës. Basha shkruan në reagimin e tij se, kjo është e turpshme dhe kriminale!

“Kjo është e turpshme dhe kriminale!

Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!

Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, shkruan Basha.