“Kur e ke mendjen tek trau i doganës”/ Zhupa rrëzon edhe mashtrimin e Elisës: S’ke faj, imiton shefin tënd që monton videot e Bashës

“Kur e ke mendjen tek trau i doganës, nuk e ke dot tek hallet e njerëzve”. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa rrëzon edhe mashtrimin e Elisës: Ske faj, imiton shefin tënd që monton videot e Bashës

Shtet pa punë!

Duket se aktiviteti kryesor i shtetit sot është të ndjek kryetarin e opozitës që ose ta kopjojnë ose të bëjnë montazhe bajate dhe pa vlerë.

Kur rri mbyllur në zyra duke dhënë tendera e koncensione, nuk ke si ti dish sot hallet e shqetësimet e qytetarëve. Kur punë të vetme ke pasur uljen e ngritjen e traut të doganës, shqetësimet që një taksist nuk ka punë të duken pa vlerë. Dhe kur e ke mendjen tek trau i doganës dhe jo tek hallet, atëherë nuk ke se si të bësh tjetër veçse të mashtrosh.

Elisa e bën mirë këtë punë, fundja nuk bën gjë tjetër vetëm sa imiton shefin e saj që ulet në montazh e manipulon videot e liderit të opozitës.

Taksisti thotë pikërisht atë që Basha dhe PD ka muaj dhe vite që thonë: sot problemi i bizneseve të vogla është konkurenca e pandershme, është rënia e konsumit, rënia e xhiros.

Sot kjo qeveri ka prishur tregun! Dëgjoje mirë Elisa, që të kuptosh se cilat janë hallet e shqiptarëve.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/257066748988814