Zëri i Amerikës: Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm, Trump thirrje Tiranës për dalje nga “Nisma 17+1”

Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qëndrore, lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, është kthyer në qendër të diskutimeve të studiuesve dhe qarqeve politike euroatlantike.

Në mjaft vende të BE është rritur shqetësimi se kjo nisëm lidhet me synimin e Kinës për të përçarë BE, ndërsa ekspertët argumentojnë se Pekini kërkon ta përdorë atë si portë hyrse në tregjet e Europës dhe të rikthehet si lojtare e rëndësishme.

Presidenti i SHBA Donald Tramp i bëri thirrje Shqiperisë të dalë prej kësaj nisme ndërsa Tirana zyrtare ende nuk është shprehur.

Studiuesit thonë se ndikimi i saj në Ballkan përjshtuar Serbinë është i padukshëm.

Nisma17+1 e iniciuar nga Kina 8 vjet më parë, mes vendeve të Europës qëndrore lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, me përjashtim të Kosovës shihet nga studiuesit si synim i qartë i sajo për t’u rikthyer në skenën botërore si një lojtare e rëndësishme. Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë si dhe partneri i dytë tregëtar i BE pas SHBA. Nisma synon të nxisë interesat ekonomike të Kinës në këto vende ndaj dhe lufta tregëtare mes SHBA dhe Kinës sipas studiuesve del shpeshherë në sipërfaqe.

“Synimi gjeopolitik i Kinës është që të rrisë ndikimin e saj në vendet të cilat kanë nevojë për kapital. Dhe duke parë pozitën gjeografike të rajonit tonë, kjo është dera për të hyrë në tregun e BE. Por mesymja kineze ndaj këtyre vendeve, shfrytëzon nivelin e dobët të institucioneve dhe korrupsionin e lartë në sektorin shtetëror si nevojën që kanë vendet për të tërhequr kapital dhe financime nga jashtë”- thotë për Zërin e Amerikës Klodian Tomorri gazetar për çështje ekonomike.

Studiuesja Valbona Zeneli thotë se për shkak të kombinimit të disa faktorëve, duke përfshirë ekonominë politike të rajonit, nivelet mbizotëruese të borxheve publike, mungesën e transparencës, konkurencën e dobët ekonomike, Kina mund të bëhet një faktor sfidues për të ardhmen europiane të Ballkanit, ndaj dhe platforma 17+1 shihet nga BE si qëllim i Kinës për të për përcarë BE. Përmes nismës 17+1 investimet Kineze në rajon kanë mbërritur në 20% të stokut të përgjithshëm krahasuar me 2% që janë në BE. Serbia kryeson me rreth 10 miliard dollarë ndërsa investimet e Kinës në Shqipëri llogariten afro 500 milion dollarë transakosnione , mes kompanive private. Presidenti i UET Selami Xhepa mendon se ndikimet e nismës përjashtuar Serbinë, janë modeste. “Ajo që duket deri tani, është që në fushën ekonomike arritjet e kësaj platforme janë shumë modeste. Kryesisht ndër gjithë vendet, Hungaria, Polonia Çekia, duket që janë vende që kanë patur një shkallë më të lartë përfitimi, ku influenca ekonomike ka qenë më e dukshme, ndërsa vendet e Ballkanit ndoshta më përjshatim të Serbisë, që ka një angazhim më të madh të investimeve kineze, vecanërisht në Shqipëri influenca e kësaj nisme është pothuajse e padukshme”, shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Forma kryesore e bashkëpunimit ekonomik kinez është huadhënia për projektet e infrastrukturës të lidhura me një “Brez një Rrugë”, dhe më shumë se 80% e atyre që konsiderohen investime janë kredi, duke sjellë rritje të borxhit publik në vendet respektive. Pekini ka përfituar nga kërkesat urgjente për ndërtim dhe rinovim të infrastrukturës thonë studiuesit, shoqëruar kjo me praktikat e shpejta ligjore si dhe me standardet e dobëta të punës. Ditët e fundit presidenti i SHBA Donald Tramp i bëri thirrje Shqipërisë të dalë nga nisma 17+1, mes Kinës dhe vendeve të Europës qëndrore, lindore dhe Ballkanit perëndimor.

“Shkëputja e Shqipërisë nga nisma 17+1 do të ishte një fitore e rëndësishme për politikën amerikane pasi ndërpret hovin e investimeve kineze në Eropën qëndrore dhe lindore, por dhe mësymjen e saj mësymjen drejt tregjeve të BE”- argumenton Klodian Tomorri, gazetar për çështje ekonomike.

Sipas ekspertëve dalja nga platforma 17+1 e inciuar nga Kina konsiderohet e lehtë pasi Shqipëria nuk është e përfshirë në projekte të mëdha.

“Në këtë rast pjesmarrja e Shqipërisë në 17+1 është gati e padukshme. Është shumë vështirë të identifikosh se çfarë ka bërë ose përfituar Shqipëria në kuadrin e 17+1”, shprehet Ardian Haçka, Drejtor i hulumtimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama për një koment mbi sugjerimin e Presidentit të SHBA për të dalë nga nisma 17+1 dhe nuk mori përgjigje. Por ekspertët shohin si një përgjigje indirekte të tij, një koment të pak ditëve me parë në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ku Z. Rama mbështeti qëndrimin amerikan për një rrjet të sigurt të telekomunikacionit 5G, duke e cilësuar ofertën aktuale në rajon të dyshimtë. Ekspertët mbështesin orientimin e Shqipërisë drejt tregjeve të BE.

“Ne sot politikat e brendshme tregëtare i kemi të përputhura me politkat tregëtare të BE. Në këtë pikpamje çdo angazhim politik që mund të ndërrmarë Shqipëria në fushën ekonomike dhe tregëtare nuk ka asnjë dyshim që duhet të bashkërendohet me BE sepse ky është proçesi në të cilin ne kemi hyrë”, shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Gjatë dekadës së fundit Kina ka dërguar mesazhe të qarta se se planifikon të jetë një lojtare e rëndësishme, duke bërë publik vizion e saj për të rivendosur rendin botëror, sipas pikpamjes së saj për botën ku synon tëjetë një fuqi dominuese. Ekspertët thonë se ajo ka përfituar ekonomikisht nga rendi botëror i bazuar në rregulla të ndershme, ndërkohë që është lejuar t’u shmanget sistematikisht këtyre rregullave. Kjo sjellje e ka vënë atë shpesh në qendër të kritikave botërore. Së fundi ajo u akuzua edhe për mungesë transparence në menaxhimin e pandemisë së Kovid 19, duke rinxjerrë në pah raportet e vështira politike dhe tregetare me SHBA, që janë dhe fuqia më e madhe ekonomike në botë. Ndaj dhe vëmendndja e SHBA ndaj partnerëve strategjikë të fokusohet tek mbajta e tyre larg ndikimeve të Pekinit. /VOA