Vjedhje me tenderat e rrugëve, arrestohen disa zyrtarë në Durrës

Disa zyrtarë të ARRSH në Durrës kanë rënë në prangat e polícisë së Durrësit pasi kanë abuzuar me detyrën.

Operacioni është kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ku mësohet se në pranga kanë rënë disa drejtorë dhe disa inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor.

Raportohet se bëhet fjalë për një dëm financiar prej mbi 200 milion lekë të vjetra, që ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, kjo dosje është konkretizuar me arrestimin e disa zyrtarëve të ARSH-së, dhe se operacioni vijon të jetë ende në zhvillim e sipër.

Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni M. K., i cili nuk është arritur të gjendet nga policia.

Ndërsa emrat e personave të arrestuar pritet nga çasti në çast të mësohen në vijim.