Vitaminat dhe suplementet që luftojnë antkhin dhe largojnë stresin

Me gjithë atë që po ndodh në lajme, është e vështirë të mbash nën kontroll nivelet e ankthit.

Vetëm shqetësimet për COVID-19 kanë çuar në një rritje prej 34 për qind të recetave për medikamente kundër ankthit.

Por nëse jeni duke kërkuar për të trajtuar ankthin natyrshëm, ka disa vitamina të rekomanduara nga mjeku që mund të ndihmojnë.

Më poshtë gjeni disa strategji natyrore që funksionojnë:

Të trishtuar? Konsumoni më shumë B-12
Vitamina B-12 është kaq e rëndësishme për krijimin e hormoneve të lumturisë sa që një studim i ‘Journal of Affective Disorders’ zbuloi se depresioni dhe ankthi u përkeqësuan tek pacientët ndërsa nivelet e tyre të B-12 ulen. Për fat të mirë, studiuesit gjithashtu përcaktuan që rikthimi i niveleve të shëndetshme uli rreziqet e stresit dhe humorit të keq me 300 për qind. Ekspertët këshillojnë konsumin e vitaminës B kompleks që përmban B-12, B-6, niacin dhe folate.

Të uritur? Konsideroni rhodiola
Ekstrakti i bimës rrënjësore rohdiola ka një aftësi për të lehtësuar ndjenjat e zemërimit brenda 14 ditësh; plus, hulumtimi evropian zbulon se personat që konsumuan 250 deri në 500 miligram çdo ditë humbën 137 për qind më shumë peshë sesa njerëzit që nuk e bënë, shkruan First For Women.

Dhimbje? Konsumoni magnez
Magnezi jo vetëm që stabilizon përgjigjet e stresit në tru, por është një relaksues i muskujve. Marrja e 400 deri 500 miligram çdo ditë mund të korrigjojë mungesat dhe të lehtësojë dhimbjen.

Të shqetësuar gjithë ditën? Konsumoni ashwagandha
Marrja e 500 miligram barishte ashwagandha çdo ditë qetëson nervat e tronditura, duke ulur marramendjen dhe ankthin me 70 për qind dhe duke rritur imunitetin brenda një jave. Studiuesit vlerësojnë efektivitetin e barit për të aktivizuar disa përbërje, të cilat shkatërrojnë prodhimin e hormoneve që rigjenerojnë stresin.