Video që zbulon mashtrimin, Spaho: Pas përrallave të Ramës në aeroportin e Kukësit nuk punon më askush

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka postuar pamje nga aeroporti i Kukësit, ku menjëherë pas ikjes së Ramës sot, u larguan edhe mjetet e rënda.

“Edi Rama e bën gjithçka për propagandë dhe për të mashtruar njerëzit. Pas përrallave të dala boje me mijëra vende pune sot në Kukës, në vendin ku duhet të ishte ngritur aeroporti, askush nuk punon.

Makineritë kanë ndaluar punën, sapo ka ikur mjeshtri i mashtrimeve. Edi Rama nuk di të punojë. Ai di vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë!”, shkruan Spaho.