Video/ Përleshen sharlatanët e Parlamentit: “Qen bir qeni”, Gjiknuri vodhi 100 milionë euro tek ÇEZ…

Pas një konflikti jashtë ambienteve të Kuvendit me deputetin Damian Gjiknuri, deputeti i opozitës së emëruar tha se, Gjiknri e kishte kërcënuar. Ai deklaroi se Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat.

“Unë nuk jam idiot që të dal nga seanca dhe t’i drejtohem një deputeti, me telefonoi dhe me kërcënoi ‘mos u merrni me mua’. Gjiknuri më tha që ‘nuk më njeh, mos u merr me mua’. Rama ta tërheqë këtë qen bir qeni. Unë dhe familja ime e kemi treguar si i trajtojmë mbeturinat. Kjo parti me fekale do të përfundojë me 30 deputetë. PS ka blerë deputetë për të kaluar Kodin e ri Zgjedhor. Gjiknuri vodhi 100 milionë euro tek CEZ-i, ja merr guruja nga 5 milionë sa herë i takon gruan”,tha Valteri.

Gjiknuri ka mohuar se ka kërcënuar Valterin dhe është fatkeqësi që deputetë të tillë janë në parlament.

“Janë aksidente historike. Pse duhet ta kërcënoja unë atë? Deputetët dhe komunikojnë. S’jam këtu të merrem me Valterin, çdo parti ka qëndrimet e veta politike. Më vjen keq që debati politik të kalojë në çështje personale. Unë s’merrem me histori çfarë i thashë dhe çfarë më tha. Disa njerëz janë mërzitur dhe nuk dinë të menaxhojnë emocionet e tyre”, tha Gjiknuri.