Vendi në kolaps/ Basha: Rama i vetmi që nuk anuloi asnjë koncension! Ja pse e kam vënë gjithë theksin tek ekonomia

Lulzim Basha: Nuk është në tagrin tim të vlerësoj se si sjellja ime perceptohet sepse kjo nuk bëhet për hir të sjelljes time, nqs e keni fjalën pse e kam vendosur theksin tek ekonomia është për një arsye shumë të thjeshtë, sot vëndi ndodhet në prag të një kolapsi të vërtetë dhe këtë çdo shqiptar e shikon edhe e ndjen përditë edhe unë e ndiej në cdo ditë që jam në kontakt me ta.
 
Ajo që më shqetëson jashtë masë është se ndonëse në gjashtë muajt e fundit kjo qeveri edhe ky kryeministër jo vetëm që e kanë braktisur totalisht ekonominë edhe fatin e shqiptarit të thjeshtë por po vazhdojnë të bëjnë të njejtat gjëra që kanë bërë shtatë vite me rradhë që janë arsyeja pse jemi këtu. Le ta themë më konkretisht, e mbani mend pas tërmetit të 26 nëntorit që u shkul e gjithë bota për të na ndihmuar. Mblodhën fonde, na ndihmuan me çfarëdo që mundeshin.
 
Ata dhe vendet e tyre ishin në situata jo optimale, sidomos pas shpërthimit të pandemisë. I vetmi që nuk anulloi asnjë koncension, i vetmi që nuk i rialokojë asnjë fond, por që ishte vetëm propagandë dhe mashtrime, ishte ky. Pra është gjendja jashtëzakonisht e rëndë ndaj ekonomisë që shqiptarët e ndiejnë në palcë, ajo të cilës unë po i përgjigjëm dhe Partia Demokratike po i përgjigjet në rradhë të parë më një plan rimëkëmbje antikovid, që nuk është plani ynë ekonomik për 4 vitet e ardhshme për një arsye të thjeshtë sepsë ka analistë që ndoshta edhe ngaqë nuk e kanë shqyrtuar tamam, disa ndioshta edhe si shërbim ndaj pushtetit e ngatërrojnë këtë me planin ekonomik të Partisë Demokratike.