Veliaj punësime elektorale masive për vota!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili denoncon punësimet masive që po bëhen nga Erion Veliaj me synim marrjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Qytetari shkruan se Bashkia e Tiranës ka filluar punësimin e njerëzve për fushatë, madje ka hapur një sektor të ri, Rindërtimin, ku po emëron njerëz me kontrata të përkohshme.

Denoncimi i publikuar nga ish-Kryeministri Berisha

Lal Plehu punesime elektorale masive per vota!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Dr. Berisha, duket se ka tendenca te qarta per manipulimin e zgjedhjeve, jo diten e votimit por me perpara. Bashkia e Tiranes ka filluar punesimin e njerezve per fushate, ka hapur nje sektor te ri te rindertimit dhe aty po puneson sa me shume njerez vetem nga strukturat e partise socialiste, duket se do te jene sezonale per ti hequr pas zgjedhjeve por qellimi eshte per t’iu marre voten.

Njekohesisht gjoja po interesohen per familjet e medha, t’ju punesojne ndonje njeri per t’iu marre voten. Keto jane informacione te sigurta nga njerez brenda ketij rrjeti. Duhen denoncuar me force dhe boterisht keto veprime kriminale elektorala te hapura. Gjithe te mirat