Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, viktima, ndërtesa të shembura dhe njerëz që kërkojnë nën rrënoja

Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili mesa duket ka lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë deri tani ka shembur 6 godina në qytetin turk, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë.

Deri tani flitet për disa viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua pak minuta më parë në Detin Egje duket se ka lënë dëme të mëdha sidomos në qytetin turk të Izmirit.

Disa ndërtesa janë shembur, ndërsa dyshohet se ka persona nën rrënoja.

Sipas prefektit të Izmirit, ende nuk ka informacione për viktima, ndërsa shtoi se është ngritur grupi për menaxhimin e krizave.

Bëhet fjalën për zonën Alsancak, ndërsa forca e tërmetit llogaritet nga 6.6 në 6.9 i shkallës rihter.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera të Turqisë Aydın, Muğla, Manisa, Denizli, Çanakkale, Bursa, İstanbul, Uşak, Kütahya, Bursa, Yalova, Tekirdağ dhe Edirne, por edhe në Greqi.