Trump zbulon kur do të lërë spitalin: Ndjehem shumë mirë! Mos kini frikë nga Covid

Presidenti SHBA, Donald Trump, ka njoftuar daljen nga spitali pasditen e sotme. Trump me anën e një postimi në Twitter, ka bërë me dije se ndihet vërtet shumë mirë madje ndihet dhe më mirë se sa 20 vite më parë. Ai i inkurajon njerëzit mos të kenë frikë nga Covidi dhe të lejojnë që jeta e tyre të dominohet prej tij.

“Unë do të largohem nga Qendra Mjekësore e madhe Walter Reed sot në orën 6:30 P.M. Ndjehem shumë mirë! Mos ki frikë nga Covid. Mos e lër të dominojë jetën tënde. Ne kemi zhvilluar, nën administratën Trump, disa drogë dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë se sa kam bërë 20 vjet më parë!”, shkruan Trump në Twitter.